Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26, pikës 7, gërma a,  dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika  35,   ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurimit për ngritje në detyrë për pozicionin e punës, Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Logjistikës.
Komisioni i Përhershëm i Ngritjes në Detyrë, në përfundim të procedures së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues për pozicionin e punës, Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Logjistikës;

z.Endri Toporja

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Tiranë më,  09.04.2018