Për përfundimin pa kandidatë të procedurës, lëvizje paralele, për pozicionin e punës, specialist, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.

Për procedurën e shpallur lëvizje paralele, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin e punës, specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në KQZ, ju njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, nuk u paraqit asnjë kantidat.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, “Pranimi në Shërbimin Civil”.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve