Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për regjistrimin si subjekte zgjedhore të disa partive politike, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”. KQZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore partitë politike:
1. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
2. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
3. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
4. Partia Komuniste të Shqipërisë
5. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
6. Partia Arbnore Kombëtare
– “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë kavajë, që do të zhvillohen në datë 7 maj 2017”.
– “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarë të KZAZ nr.42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017”.
– “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e 7-të të KZAZ nr. 42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
KQZ miratoi shortin sipas të cilit rezultoi se Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së Nr. 42, brenda datës 02.04.2017.
– “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ nr.42, KQV-ve dhe GNV-ve. për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017”.
– “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-së dhe KQV të ZAZ nr. 42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë të datës 7 maj 2017”.
– “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së nr.1, për zgjedhjet për Kuvend të datës 18 qershor 2017”.
– “Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 07.05.2017”.
– “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe komisioni i zonës së administrimit zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kavajë të datës 07.05.2017”.
– “Për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 07.05.2017”.
– “Për miratimin e modelit të vulës së kzaz-së, kqv-së, kryetarit të kqv-së, vulës rezerve për kqv-të, administrimit dhe shpërndarjes së vulës rezervë, për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 07.05.2017”.
– “Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 Maj 2017”.
– “Për dhënien e mandatit të kandidatit të Kuvendit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Fier, për plotësimin e vakancës të njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të mbarmit të mandatit të deputetit Z. Ervin Koçi.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë Qarku Fier, z.Xhevit Qemal Bushaj.
– “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.
Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e ardhshme, të projekt-vendimeve:
– “Për miratimin e listës emërore të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ anëtarë dhe sekretare të KZAZ-ve”.
– “Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017”.
– “Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, dhe thirrjen e mbledhjes së parë të tyre”.