Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 21.05.2019, ora 19:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt – vendimeve:
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.1, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Bindja Demokratike”
- “Për lirimin dhe emërimin Kryesisht të sekretarit të KZAZ Nr.74, anëtarit të KZAZ nr.70, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Tiranë të depozituara nga Partia e të Drejtave të Mohuara, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkive të depozituara nga Partia Ardhmëria Shqiptare, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Vlorë të depozituara nga Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat në disa bashki sipas lidhjes së bashkëlidhur, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve