Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 11.07.2019, Ora 10:00, me rend dite:
A. Shqyrtimi i Kërkesave ankimore
Ora 10:00
- Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr.46 deri te kërkesa nr.57 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Bindja Demokratike”.
Ora 17:00
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania”.
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.59 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.