“Prespektiva për Reformën Zgjedhore: Emërimi dhe Trajnimi i Komisionerëve Zgjedhorë në Shqipëri”

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Znj. Lefterije Luzi (Lleshi) dhe Anëtarët, Z. Hysen Osmanaj dhe Z. Klement Zguri, morën pjesë në konferencën, “Prespektiva për Reformën Zgjedhore: Emërimi dhe Trajnimi i Komisionerëve Zgjedhorë në Shqipëri”, organizuar nga Fonadacioni Ndërkombëtar për Sistemet Elektorale (International Foundation For Electoral Systems, IFES) dhe USAID.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të partive politike, shoqërisë civile dhe ekspertë zgjedhorë.
Në fokus të diskutimeve ishin vëzhgimet nga Zgjedhjet Parlamentare të 2013, trajnimi dhe përgatitjen e komisionerëve për zgjedhjet e 23 qershorit, konstatimet e IFES nga vlerësimi i ditës së zgjedhjeve dhe grupet e fokusuara si dhe prespektivat e komisionerëve.
Gjithashtu të pranishmit dhanë ide për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Fjala përshëndetëse e znj. Lefterije Luzi (Lleshi) në takimin e organizuar nga USAID/IFES me temë: “Prespektiva për Reformën Zgjedhore: Emërimi dhe Trajnimi Zgjedhorë në Shqipëri”

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE