Tiranë më 05.11.2014

Për përfundimin e procedurës të shpallur, “Ngritje në Detyrë” për pozicionin e punës , Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore bënë me dije se për procedurën e shpallur “Ngritje në detyrë”, për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur, konstatoi se kandidati i vetëm i paraqitur, nuk plotëson kushtet minimale të ngritjes në detyrë. Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë për pjesëmarrje në testim.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu V neni 26, ”Ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VII, pika 11 procedurat e rekrutimit për këtë pozicion pune do të zhvillohen brenda një afati kohor 3 mujor nëpërmjet procedurës për lëvizjen paralele apo ngritjen në detyrë.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve