Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:

  • “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.