Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

Projekt-vendimin, “Për miratimin e listave shumemërore për anëtar në këshillave të bashkive, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ miratoi:

1. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier, Korcë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Kamëz, Vlorë, të paraqitura nga Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

2. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Elbasan, Lezhë, Shkodër, Lushnjë, te paraqitura nga Partia Rruga e Lirisë, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

3. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier, Korcë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Kamëz, Vlorë, të paraqitura nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërine Europiane”.

4. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Kamëz, Vlorë, te paraqitura nga Partia Demokracia Sociale, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërine Europiane”.

5. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Elbasan, Fier, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, te paraqitura nga Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërine Europiane”.
6. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier, Korcë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, të paraqitura nga Partia Fryma e Re Demokratike, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërine Europiane”.
7. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier, Korcë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Kamëz, Vlorë, të paraqitura nga Aleanca Demokratike Shqiptare, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërine Europiane”.

8. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkisë Tiranë te paraqitura nga Partia “Aleanca Ekologjike Europiane”.

9. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Lushnjë, Fier, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Kamëz, te paraqitura nga Partia Demokracia e Re Europiane, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërine Europiane”.
10. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Shkodër, Tiranë, Kamëz, të paraqitura nga Partia e Pajtimit Kombëtar, pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
11. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Shkodër, Tiranë të paraqitura nga Partia “Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres”.
12. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë, Kamëz të paraqitura nga Partia “Ligj dhe Drejtësi”,pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
13. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnje, Tiranë, Shkodër, Korçë, Kamëz,Vlorë, të paraqitura nga Partia Demokratike e Shqipërisë, pjesëtare e koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
14. Listat shumemërore për anëtar në këshillin e bashkive; Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnje, Tiranë, Shkodër, Korçë, Kamëz, Vlorë, të paraqitura nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.

Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve për oranet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e shqyrtimit për në mbledhjen e ardhshme të tre projekt-vendimeve të mëposhtme:
1. Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës për rregjistrimin e kandidatit për kryetar të bashkisë Durrës, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Populore për Punë dhe Dinjitet”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”.

2. Projekt-vendim: “Për regjistrimin e z.Vullnet Elbasani si kandidat i propozuar nga Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie dhe Progres për kryetarin e bashkisë Shkodër, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”.

3. Projekt-vendim: “Për caktimin e disa qendrave të votimit në objekte private për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”.

Gjithashtu, KQZ hodhi shortin për kërkesën ankimore nr. 14, të paraqitur nga Partia Agrare Ambjentaliste, me objekt: “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së, nr. 22”.