Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Shqyrtimi i Kërkesës ankimore nr.33, të depozituar nga subjekti zgjedhor partia “Bindja Demokratike, me objekt për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha QV-të e Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë“. KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës ankimore, ditën e Hënë, dt. 15.07.2019, në orën 11:00.
  2. Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr.38, të depozituar nga subjekti zgjedhor partia “Bindja Demokratike, me objekt për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha QV-të e Zonës Zgjedhore Bashkia Shkodër“. KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës ankimore, ditën e Hënë, dt. 15.07.2019, në orën 11:00.