Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e gazetarëve të Associated Press, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Associated Press, për akreditimin e 5 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për lirim dhe emërim të sekretarve të KZAZ-ve nr 20, nr.36, nr.38, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.