Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
- Raporti javor i BMM mbi pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga mediat audio-vizive, për subjektet politike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për ndryshimin e vendodhjes së VNV të ZAZ-së nr.11, Bashkia Kukës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin e një anëtari të KZAZ nr.39, të një anëtari të KZAZ nr.85, lirimin dhe emërimin kryesisht të sekretarit të KZAZ nr.36, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e përkthyesve të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR, për akreditimin e 106 përkthyesve për vëzhgimin e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e përfaqësuesve të medias “Al Jazeera Balkans, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Revista Zemër “, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Agjensisë së lajmeve ‘Al Jazeera Balkans’ për akreditimin e 3 gazetarëve; të ‘Agjensisë Telegrafike Shqiptare’ për akreditimin e 6 gazetarëve; të ‘Revistës Zemër’ për akreditimin e një gazetari, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e përfaqësuesve të medias të BBF-TV dhe gazetës Panorama, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e BBF-TV për akreditimin e 2 përfaqësuesve të saj, si dhe të ‘Gazetës Panorama’ për akreditimin e 14 përfaqësuesve të saj, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin, “Për ngritjen e Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.