Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 25.06.2019, Ora 13:00, me rend dite :

  1. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit News 24, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Ora News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  5. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  6. “Për shfuqizimin e vendimit nr.848,datë 21.06.2019” Për shyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.85 dhe ZAZ- së nr.87, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”.
  7. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”.

 

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.