Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

  • Raportet e audituesve mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, për periudhën Dhjetor 2018- Janar 2019.

KQZ vendosi që gjetjet dhe rekomandimet e auditëve t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

  • Projektvendimin, ’’Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike për vitin 2019’’.

KQZ vendosi të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019 si më poshtë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë
  • Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë
  • Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë
  • Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë
  • Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë
  • Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë
  • Projektvendimin, ’’Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019’’.

KQZ vendosi miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 qershor 2019.

  • Projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin e bashkisë Berat, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Berat, për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të listës shumemërore të subjektit “Partia Lëvizja Socialiste për Integrim”, z. Florenc Napolon Qafa, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.