Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi projektvendimet:
- “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve financiarë dhe audituesve ligjorë të cilët do të kryejnë monitorimin dhe auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore nga subjektet zgjedhore për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019”. KQZ vendosi të emërojë audituesit ligjorë, të cilët do të kryejnë monitorimin dhe auditimin e fondeve e përfituara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatë për Kryetar në bashkitë Himarë, Cërrik, Berat, Kavajë, Belsh, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë bashkie si më poshtë:
- Bashkia Himarë, Qarku Vlorë
- Z. Jorgo Goro
- Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan
- Z. Andis Salla
- Znj. Merita Xhika
- Bashkia Berat, Qarku Berat
- Z. Plarent Alexi
- Z. Pavlo Shkarpa
- Z. Ervin Demo
- Bashkia Belsh, Qarku Elbasan
- Z. Arif Tafani
- Z. Jashar Elezi
- Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë
- Z. Bledar Sinella
- Z. Redjan Krali