Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.80, Qarku Gjirokastër dhe Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.89, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, Partia e Gjelbër, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Flamur Nasufi për këshillin e Bashkisë Gramsh, Qarku Elbasan, të propozuar nga Partia e Gjelbër dhe njoftimin e partisë për zëvëndësimin e kandidaturës Brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e kandidatëve. Gjithashtu KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-ve përkatëse, për vazdhimin e procedurave për regjistrimin e listës shumemërore për këshillat bashkiak në bashkitë: Kolonjë, Tropojë, Kurbin, Përmet, Maliq, Pogradec, Selenicë, Devoll, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Gramsh, Librazdh dhe Përrenjas të PArtisë së Gjelbër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak Fushë Arrëz KZAZ 08, Partia Socialiste e Moderuar, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 08, për vazdhimin e procedurave për regjistrimin e listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Partia Socialiste e Moderuar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për kthimin për plotësim të listës shumemërore të kandidatëve per anëtarë për Këshillat Bashkiak, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Lezhë, të Partisë Demokracia e Re Europiane, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Fier, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Korçë, të Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Korçë, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Durrës, të Partisë Fryma e Re Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Kamëz, të Partisë Aleanca Demokristiane, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Kamëz, të Partisë Aleanca Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Demokristiane, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Tiranë, të Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Vlorë, të Partisë Kristian Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për kthimin për plotësim të dokumentacionit të kandidatit për kryetar bashkia Tiranë të depozituara nga Partia “ Kombëtare Konservatore Albania”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Tiranë, z. Borneo Muka, i propozuar nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për kthimin për plotësim të dokumentacionit të kandidatit për kryetar bashkia Durrës të depozituara nga Partia “Kombëtare Konservatore Albania”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Durrës, z. Tomor Qama, i propozuar nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për kthimin për plotësim të dokumentacionit të kandidatit për kryetar bashkia Shkodër të depozituara nga Partia “ Kombëtare Konservatore Albania”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Shkodër, z. Shtjefën Staku, i propozuar nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.