Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, miratoi me 4 vota pro, strukturën e shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2016.

Ndërkohë, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e raporteve të auditimit për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore 2015 dhe raporteve të auditimit për vitin kalendarik 2014, si dhe vendosjen e sanksioneve administrative”.