- Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:
Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, Specialist/IT në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. Kategoria e pagës III-b.
- Lëvizje Paralele
- Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil. Nëse nga procedura e mësipërme pozicioni punës mbetet ende vakant, do të vazhdohet me konkurrim për pranimin në shërbimin civil.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele, pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë.
- Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë të paktën dy vlerësimet e fundit “mirë”ose”shumë mirë”;
- Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
- Propozon përmirësimet e nevojshme të aplikacioneve të sistemeve informatike.
- Zhvillon module për nxjerrjen e statistikave nga baza e të dhënave.
- Studion performancën e sistemit dhe të bazës së të dhënave dhe propozon ndryshimet dhe përmirësimet e nevojshme.
- Zhvillon dhe mirëmban ndërfaqen për konsultim të dhënash nga palët e treta.
- Krijimi i Back-up për përdoruesit e kopjuterave dhe mirëmbajtja e siguria e serverit për Back-up.
- Mirëmbajtja dhe siguria e rrjetit të KQZ-së.
- Administrimi i centralit telefonik të brendshëm.
- Koordinon punën me specialistët e tjerë të drejtorisë në administrimin e të dhënave.
- Merr përsipër detyrat e caktuara nga eprori në kuadër të projekteve të zhvillimit në KQZ.
- Asiston në zgjidhjen e problematikave të programeve kompleksë të IT dhe aplikimn e tyre.
- Analizon dhe përcakton kërkesat e sistemeve dhe i demonstron ato me anë të modeleve të aplikimit.
- Menaxhon sistemin audio-video konferencë të KQZ-së
- Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
- Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
- Arsim i lartë, master shkencor, në një nga degët, Informatikë, Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni si dhe Teknologji Informacioni.
- Të njohë gjuhën angleze.
- Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 1(një)vit në nivel ekzekutiv.
- Të ketë njohuri, për teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht përpërpunim bazash të dhënash.
- Njohuri të demostruara me përvojë të paktën një vit në konceptim, disenjim dhe zhvillim aplikacionesh në baza të dhënash relacionalesi dhe njohuri në rrjetet informatike lokale (LAN).
- Aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale.
- Aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre
- Aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë.
- Aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
- Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
- Një kopje të jetëshkrimit(cv);
- Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit;
- Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje të një vlerësimi vjetor;
- Aktin e emërimit si nëpunës civil;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Fotokopje librezës së punës;
- Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
- Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
- Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Kodin e Procedurave Administrative;
- Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 945, datë 2.11.2012 “Për miratimin e Rregullores “Administrimi i Sistemit të Bazave të të Dhënave Shtetërore”;
- Njohuritë mbi legjislacionin për krimin kibernetik: www.akshi.gov.al/Legjislacioni;
- Njohuri mbi Standardet Teknike të Publikimit të të Dhënave në Formatin Open Data;
- Njohuri mbi rregulloren përafrimin e shërbimeve të përqendruara elektronike në administratën publike;
- Njohuri mbi VKM Nr. 710 datë 21 gusht 2013 “Për Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve të Ruajtjes së Informacionit, Vazhdueshmerisë së Punës dhe Marrëveshjeve të Nivelit të Shërbimit”.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 02.11.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 04.11.2020 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në datën 13.11.2020, ora 10:00
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
- 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidatët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.
Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankim me shkrim në Komisionin e Brendshëm për Lëvizjen paralele për rezultatin e vlerësimit, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual mbi rezultatin. Ankuesi merr përgjigje brenda 3(tri) ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
Komisioni, brenda 24 (njëzetë e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë, për t’u emëruar në pozicionin Specialist/ në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.
Kandidati fitues do të shpallet nga njësia përgjegjëse në datën 20.11.2020.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe
në stendën e informimit të publikut.
- Pranim në shërbimin civil
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se:
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
- Propozon përmirësimet e nevojshme të aplikacioneve të sistemeve informatike.
- Zhvillon module për nxjerrjen e statistikave nga baza e të dhënave.
- Studion performancën e sistemit dhe të bazës së të dhënave dhe propozon ndryshimet dhe përmirësimet e nevojshme.
- Zhvillon dhe mirëmban ndërfaqen për konsultim të dhënash nga palët e treta.
- Krijimi i Back-up për përdoruesit e kopjuterave dhe mirëmbajtja e siguria e serverit për Back-up.
- Mirëmbajtja dhe siguria e rrjetit të KQZ-së.
- Administrimi i centralit telefonik të brendshëm.
- Koordinon punën me specialistët e tjerë të drejtorisë në administrimin e të dhënave.
- Merr përsipër detyrat e caktuara nga eprori në kuadër të projekteve të zhvillimit në KQZ.
- Asiston në zgjidhjen e problematikave të programeve kompleksë të IT dhe aplikimn e tyre.
- Analizon dhe përcakton kërkesat e sistemeve dhe i demonstron ato me anë të modeleve të aplikimit.
- Menaxhon sistemin audio-video konferencë të KQZ-së.
- Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
- Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
- Arsim i lartë, master shkencor, në një nga degët, Informatikë, Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni si dhe Teknologji Informacioni.
- Të njohë gjuhën angleze.
- Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 1(një)vit në nivel ekzekutiv.
- Të ketë njohuri, për teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht përpërpunim bazash të dhënash.
- Njohuri të demostruara me përvojë të paktën një vit në konceptim, disenjim dhe zhvillim aplikacionesh në baza të dhënash relacionalesi dhe njohuri në rrjetet informatike lokale(LAN).
- Aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale.
- Aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre
- Aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë.
- Aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
2.2 Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
– Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një
kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas
këtij ligji.
- Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
1.Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
- Një kopje të jetëshkrimit(cv);
- Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit;
- Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Fotokopje librezës së punës;
- Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 05.11.2020, jo më pak se 15 (pësëmbëdhjetë) ditë kalendarike.
- Në konkurrim kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
- Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Kodin e Procedurave Administrative;
- Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 945, datë 2.11.2012 “Për miratimin e Rregullores “Administrimi i Sistemit të Bazave të të Dhënave Shtetërore”;
- Njohuritë mbi legjislacionin për krimin kibernetik: www.akshi.gov.al/Legjislacioni;
- Njohuri mbi Standardet Teknike të Publikimit të të Dhënave në Formatin Open Data;
- Njohuri mbi rregulloren përafrimin e shërbimeve të përqendruara elektronike në administratën publike;
- Njohuri mbi VKM Nr. 710 datë 21 gusht 2013 “Për Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve të Ruajtjes së Informacionit, Vazhdueshmerisë së Punës dhe Marrëveshjeve të Nivelit të Shërbimit”.
2.4 Konkursi zhvillohet në dy faza:
Faza e parë;
- Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 16 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit.
Faza e dytë;
- Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
- Vlerësimi me shkrim;
- Intervista e strukturuar me gojë.
Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 27.11.2020, në orën 10-00.
–Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
– për vlerësimin e jetëshkrimit(CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të
përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën deri në 15 pikë,
– për intervistën e strukturuar me gojë 25 pikë,
– për vlerësimin me shkrim 60 pikë.
– Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim,
ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
– Nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 02.12.2020.
Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut,
– Kandidati, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPP, për rezultatin e pikëve dhe/ose renditjen në listën fituese.
Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga:
- a) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimit me shkrim, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në gjysmën e pikëve ( deri në 30 pikë) nga ky vlerësim;
- b) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit;
- c) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në të tre fazat e vlerësimit.
Të gjithë ankuesit marrin përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.
Njesia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të shqyrtimit të ankimeve, fton kandidatët fitues, duke respektuar renditjen e tyre, të zgjedhin nga lista e pozicioneve ekzistuese të lira, për të cilat kanë konkurruar.
Shpallja përfundimtare e listës së fituesve do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, si dhe në faqen zyrtare të KQZ-së.
KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
Drejtoria e Burimeve Njerëzore