Për z. Fatmir Ismail Heti

Me adresë të njohur: Tiranë

Me shkresën nr. 29534 prot., datë 09.09.2020, Këshilli i Bashkisë Tiranë, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës nga Këshilltari, z. Koli Leonidha Bele, propozuar nga subjekti politik, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, kandidati vijues nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të cilit i kalon mandati i Këshilltarit, është kandidati me numër rendor 60, z. Fatmir Ismail Heti.

Referuar nenit 11, të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për çdo kandidat të listave shumemërore për këshillin bashkiak për shkak të plotësimit të vakancave duhet të kryhet, vetëdeklarimi për garantimin e integritetit dhe verifikimi i të dhënave.

Përpara plotësimit të vakancës në Këshillin e Bashkisë Tiranë, kandidati i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Fatmir Ismail Heti, duhet të depozitojë brenda 10 ditëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim.

Kandidatit i është dërguar në adresën e njohur si më sipër, njoftimi për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se adresa e dhënë prej tij në dokumentat e kandidimit rezulton e pasaktë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Data e shpalljes së njoftimit mban datën e mësipërme në ditën e protokollimit të tij. Afati përfundimtar për dorëzimin është 20 ditë nga data e shpalljes të këtij njoftimi.

Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati vihet në dijeni për njoftimin e tij për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall faktin e moszgjedhshmërisë.

Formulari i vetëdeklarimit duhet të jetë i plotësuar me kompjuter, në të  gjitha seksionet e tij dhe në rast se ndonjë nga pjesët e formularit nuk mund të plotësohet, për mungesë të faktit, atëherë personi duhet të shënojë me vizë (/) atë pjesë, në mënyrë që të shmanget plotësimi apo rregullimi i mëvonshëm i saj, në përputhje me kreun II, pika 7, dhe kreun III, pika 2, e vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 

 

                                                                                                                      

                                                                                                                                                           KOMISIONER

                                                                                                                                                        Ilirjan CELIBASHI