Komisioni Rregullator, ditën e Hënë, më datë 14.12.2020, ora 17:30, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimit:

  1. “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”.

 

Për shkak të situatës së pandemisë, mbledhja do të zhvillohet on-line nëpërmjet platformës Zoom.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.

MATERIALET E MBLEDHJES

                                                                                KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR

                                                                                               Ilirjana NANO