Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e raporteve të audituesve, z. Armand Teliti dhe z. Ened Kërçini, mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, Prill 2015, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ, vendosi që dy raportet së bashku me gjetjet dhe rekomandimet e dy auditëve, t’ia përcjellë Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë.
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 02, me objekt, “Për mosregjistrimin e Komitetit Nismëtar për kandidatin z.Adem Ajdini nga KZAZ nr.40, Qarku Tiranë”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës së z. Adem Ajdini dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 40.
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve ë KZAZ-ve, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015”