Ditën e enjte, dt. 30.04.2015, në orën 11.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të trajnojë dhe më pas do të nënshkruajë kontrata pune me 12 Persona me Aftësi të Kufizuar, të cilët do të angazhohen pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore.

Të pranishëm do të jenë, Anëtarët e KQZ-së, Përfaqësues të Shoqatave të Përsonave me Aftësi të Kufizuara, Përfaqësues të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të Këshillit të Evropës ë të tjerë.

Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, në 12 qarqet e vendit.

Periudha e angazhimit të tyre, do të jetë dy muaj para ditës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, pra deri më 21 qershor 2015.

Personat e angazhuar në Zyrat Rajonale Zgjedhore do të kenë detyrë  të ndjekin në dinamikë problematikat e zgjedhësve PAK dhe evidentimin e tyre në kohë, me qëllim marrjen e mënjëhershme të masave për zgjidhjen e saj, në Qendrat e Votimit dhe Zonat e Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut përkatës.