Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

Projekt-vendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kryetarëve të Komunave/Bashkive, të cilët nuk kanë dorëzuar në KQZ të dhënat për Qendrat e Votimt së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sanksione administrative (gjoba) për:

1. Z.Afrim Mikli, Kryetar i Komunës Muhur, Qarku Dibër, në masën 50.000 lekëve.

2. Z. Reshit Fraholli, Kryetar i Komunës Çërravë, Qarku Korçë, në masën 10.000 lekëve.

3. Z. Jakup Beqiri, Kryetar i Komunës Kolonjë, Qarku Fier, në masën 10.000 lekëve.

4. Z. Sulejman Ibrahimi, Kryetar i Komunës Ishëm, Qarku Durrës, në masën 50.000 lekëve.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pushimin e procedurës

për marrjen e sanksioneve administrative për :

1. Z.Aranit Skepi, Kryetar i Komunës Fushë-Cidhen, Qarku Dibër ;

2. Z.Xhevat Mollca, Kryetar i Komunës Ana e Malit, Qarku Shkodër;

3. Z.Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër;

4. Z. Zef Doçi, Kryetar i Komunës Balldren i Ri, Qarku Lezhë;

5. Z.Sokrat Spiro, Kryetar i Komunës, Finiq, Qarku Vlorë;

6. Z.Gilberto Jaçe, Kryetar i Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër;

7. Z. Dalip Kanaçi, Kryetar i Komunës Otllak, Qarku Berat;

– Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjve shqyrtoi dhe miratoi me 6 vota pro:

Projekt-vendimin, “ Për miratimin e Manualit të KZAZ-së, Pjesa e Parë, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015”.