Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Shkodër, qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Shkodër, qarku Shkodër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ.
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 27 mandate
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 23 mandate
• Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat
– Projekt-vendimin, “Për disa ndryshime në vendimin nr.920, datë 13.07.2015, “Për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkia Pogradec”, Qarku Korçë, zgjedhjet vendore 2015”. KQZ vendosi të mosmiratojë korigjimin e gabimit material në vendimin nr. 920.
– Projekt-vendimin, “Për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore të disa qendrave të votimit të KZAZ-88, Bashkia Sarandë, të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të hapë kutitë e materialeve zgjedhore në disa qendra votimi të bashkisë Sarandë, për të nxjerrë tabletat elektronike të cilat u përdoren për realizimin e projektit pilot në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015.