Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e disa afateve proçeduriale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017”.
KQZ vendosi afatet si më poshtë:
– Partitë politike, duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, jo më vonë se data 26 maj 2017.
– Për paraqitjen e kandidatittë propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Komisteti Nismëtar duhet të regjistrohet në KZAZ-nr. 42, jo më vonë se data 26 maj 2017.
– Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.42, jo më vonë se data 27 maj 2017. KZAZ-ja merr vendim dhe e dërgon në KQZ, jo më vonë se 24 orë nga paraqitje e tyre.
2. “Për lirimin kryesisht nga detyra të sekretares të KZAZ-së nr.3 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”. KQZ vendosi të lirojë nga detyra e sekretares së KZAZ-së nr. 3, zj. Suada Selimaj.
Gjithashtu, KQZ shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z.Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
KQZ vendosi kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe ndërprerjes së parakohshme të mandatit të deputetit, z. Tom Doshi.