Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me UN Women po zhvillon në Selanik një Tryeze Teknike me temë

“Shanset e barabarta dhe respektimi i kuotës gjinore elektorale”.
Pjesë e këtij aktiviteti janë Kryetarja e KQZ-së, zj. Lefterije Luzi (Lleshi), Anëtarët, z. Hysen Osmanaj, zj. Vera Shtjefni, z. Klement Zguri, ekspertët ligjorë të UN Women, z. Ilir Rusmajli e z. Viktor Gumi, përfaqësuese nga UN WOMEN në Shqipëri, zj. Fjorela Shalsi, përfaqësues nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, z. Florian Hobdari dhe zj. Elvana Lula.
Kjo tryezë po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshem ndërmjet KQZ-së dhe UN WOMEN lidhur me integrimin e çeshtjeve gjinore në proceset zgjedhore.
Temat e diskutimit janë fokusuar tek barazia gjinore në Kodin Zgjedhor dhe standardet ndërkombëtare, monitorimi i praktikës së KQZ-së në pjesëmarrjen e grave ditën e zgjedhjeve, përfshirja e gruas në administratën zgjedhore të fundit për Kuvend të 23 qershorit 2013, kuotat gjinore në listat e kandidatëve (fokusuar tek masat e veçanta për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje).
Në ditën e dytë, do të diskutohen metodologjitë e monitorimit të pjesëmarrjes dhe statistikat e nxjerra nga KQZ të krahasuara në vitet zgjedhore.
Qëllimi i kësaj tryeze është që në përfundim të referimeve dhe diskutimeve, të dalë me konkluzione dhe rekomandime, të cilat besojmë se do të jenë të vlefshme në përmirësimin e përfaqësimit dhe përfshirjes së gruas në proceset e ardhshme zgjedhore dhe në organet vendimmarrëse.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE