Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës dhe të shpallë fitues për Kryetar të Bashkisë Durrës, znj. Valbona Sako, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Durrës, Qarku Durrës, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Durrës, Qarku Durrës.
  3. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Fier, Qarku Fier, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Fier, Qarku Fier dhe të shpallë fitues për Kryetar Kryetarin e Bashkisë Fier, z. Armando Subashi, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  4. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Fier, Qarku Fier, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Fier, Qarku Fier.
  5. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë dhe të shpallë fitues për Kryetar Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  6. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë.
  7. “Për relatimin e kërkesës ankimore nr.1 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Emigracioni Shqiptar”. KQZ vendosi mos kalimin për shqyrtim të mëtejshëm.
  8. “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.16 paraqitur nga kandidati për Kryetar Bashkie, z. Edmond Piroli, Partia Bindja Demokratike”. KQZ pas relatimit vendosi kalimin për shqyrtim në datën 9.07.2019, në orën 11:00.