KQZ, bëhet pjesë e sesioneve të trajnimit me temë “Pjesëmarrja e komunitetit rom dhe egjiptian në zgjedhje dhe jetën publike të vendit”, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Qartësimi i procedurave të votimit, problematikat e mundshme me listën e zgjedhësve janë disa nga pikat e procesit zgjedhor që trajtohen gjatë këtyre sesioneve nga stafi i KQZ-së.

Këto trajnime vijnë në përmbushje të strategjisë edukuese dhe sensibilizuese, të miratuar nga KQZ për edukimin zgjedhor të shtetasve dhe për rritjen e pjesëmarrjes në votime,  ku fokus të veçantë kanë edhe projektet specifike për grupe të veçanta, sikurse janë pakicat kombëtare të komunitetit rom.

Kjo veprimtari e zhvilluar deri tani në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, u ndoqën me interes nga pjesëtarë të komunitetit rom, aktivistë dhe organizata përfaqësuese të komunitetit rom dhe është parashikuar të shtrihet deri në fund të muajit Maj edhe në qytetet e tjera të vendit.

Trajtimi i temave të veçanta gjatë këtyre sesione është ndjekur edhe nga vëzhgues të ODIHR-it, të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.