Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të zgjedhjeve të zhvilluara në disa universitete në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë ka ndihmuar dhe bashkëpunuar më KQZ-të e këtyre universiteteve në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet në këto Universitete janë zhvilluar për zgjedhjen e dekanit, zgjedhjen e anëtarëve të senatit e të Këshillit të Fakultetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka asistuar teknikisht me materiale zgjedhore.
Inspektorët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranishëm në këto zgjedhje kanë ofruar ndihmën dhe eksperiencën e tyre për KQZ-të e universiteteve.
Asistenca e Komisioni Qendoror të Zgjedhjeve ndaj Universiteteve në zgjedhjet e tyre të brendshme bëhet çdo vit në sajë të bashkëpunimit mes KQZ-së dhe Universiteteve në të gjithë vendin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si një organ i përhershëm që përgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet në Shqipëri, përmes aktiviteteve të ndryshme me të rinjt synon ti mbështesë ata dhe ti sensibilizojë për rëndësinë e pjesmarrjes në zgjedhjet që zhvillohen në vendin tonë.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE