Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar diskutoi lidhur me problematikat e paraqitura nga KZAZ-të, nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë, dh KZAZ 77, Bashkia Devoll. Këto KZAZ me anë të vendimmarrjeve përkatëse kishin pezulluar procesin në të gjitha QV-të në juridiksionin e tyre, për shkak të gabimeve materiale në fletët e votimit për kandidatët për Kryetar të bashkisë Roskovec e Tepelenë dhe për këshillin e Bashkisë Devoll. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë dhe KZAZ 77, Bashkia Devoll, të fillojë mënjëherë procesin e votimit në të gjitha qendrat e votimit në juridiksionin e tyre.