Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mirëpriti kërkesën e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tetovës në Maqedoni, për të përcjellë tek një grup studentësh të këtj univesiteti njohuri për sistemin zgjedhor shqiptar, dhe për mënyrën e organizimit e administrimit të zgjedhjeve nga KQZ. Anëtarët e KQZ-së, duke i uruar mirëseardhjen Dekanit dhe studentëve, shprehën kënaqësinë për realizimin e këtij aktiviteti me studentët shqiptarë të Maqedonisë. Përmes një sesion prezantues, administrata e KQZ-së ju dha mundësi studentëve të njiheshin me temat për të cilat ata kishin interes, hapat që KQZ ndjek për përgatitjen e proceseve zgjedhore, përgatitjen e strategjisë së edukimit zgjedhor, monitorimin e fushatës zgjedhore e të tjerë. Studentët, ndoqën me interes temat e prezantuara dhe adresuan pyetje të shumta veçanërisht për strukturën organizative të KQZ dhe marrëdhëniet e saj me publikun, dhe falenderuan KQZ për angazhimin dhe prezantimin e zgjeruar për sitemin zgjedhor në Shqipëri dhe mënyrën e funksionimit të tij. Në përfundim të takimit, KQZ ju dhuroi studentëve të Universitetit të Tetovës materiale të prezantuese informuese për Shqipërinë dhe proceset zgjedhore shqiptare.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE