Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhje e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:
– “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-së nr.73, KQV-ve dhe GNV-ve, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016,
– “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GNV-ve dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për miratimin e modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës të KZAZ-së dhe KQV të ZAZ-së nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për miratimin e modelit të vulave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.