Deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të Kodit Zgjedhor, po punon intensivisht për të krijuar infrastrukturën e zgjedhore në mënyrë që ditën e votimit në 21 Qershor, të gjithë qytetarët t’i drejtohen Qendrave të Votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
Në zbatim të detyrimeve që Kodi Zgjedhor i ngarkon KQZ-së, sic është ai i shpërndarjes së bazës materiale logjistike zgjedhore nga KQZ në çdo KZAZ e më pas në çdo KQV, është prodhuar e gjithë baza materiale zgjedhore e duhur për të gjitha KZAZ-të, KQV-të dhe GNV-të.
Në ndihmë të këtij procesi kaq të rëndësishëm për zgjedhjet erdhi edhe prodhiminë kohë dhe me të gjithë elemntët e sigurisë të kërkuar nga Kodi Zgjedhor, i fletëve të votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe kanidatët për këshillat bashkiakë për të 61 bashkitë, nga firma sllovene “Cetis”.
Duke filluar që nga dita e nesërme, pra ditën e martë dt. 16 Qershor, KQZ nis shpërndarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore për procesin zgjedhor të 21 qershorit. Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shperndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.
Në këto fazë të procesit, është e domosdoshme që të gjithë anëtarët e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të jenë në gadishmëri në KZAZ-të përkatëse, për pritjen e bazës materiale zgjedhore, si kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të

përdoren nga Komisionet e Qendrave të votimit, vulat me kodet e sigurisë, e të tjerë.
Gjithashtu, në zbatim të detyrimeve ligjore të parashikuara në Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon trajnime me anëtarët e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë sipas programit të trajnimit, i cili është bërë tashmë publik dhe i është vënë në dispozion edhe partive politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton se pjesmarrja në këtë trajnim nuk ka qenë e plotë, pavarësisht njoftimeve publike dhe angazhimit maksimal të KQZ për të siguruar mbarëvajtjen e këtij trajnimi të rëndësishëm për procesin zgjedhor, dhe situata paraqitet shqetësuese në qarqet, Gjirkastër, Shkodër dhe Sarandë ku nuk është paraqitur asnjë komisioner në vendet e trajnimit.
Duke qenë se trajnimi vazhdon deri në datën 18 qershor, KQZ i bën thirrje partive politike që kanë propozuar komisionerë të Qendrave të Votimit, t’i marrin masa që të gjithë komisionerët të marrin pjesë në programin e trajnimit të shtrirë në të gjithë vendin, pasi trajnimi i tyre ka impakt të drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen e procesit në ditën e votimit dhe më tej në etapat e tjera si numërimi i fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultatit.
Në funksion të realizimit me sukses të trajnimit të komisionerëve të Qendrave të Votimit, KQZ rithekson përkushtimin për t’iu përgjigjur nevojave për trajnim përtej datave dhe orareve të përcaktuara.

Faleminderit