Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektendimin:

  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit  kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak, si më poshtë:

  1. Qarku Berat, Bashkia Skrapar, znj. Xhuli Hysi
  2. Qarku Kukës, Bashkia Has, znj. Iris Mazreku
  3. Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, z. Ilir Selimi
  4. Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Kleanthi Laçi
  5. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Aldo Shpuza
  6. Qarku Kukës, Bashkia Has, z. Jetmir Paça
  7. Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Lisjona Duka
  8. Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, znj. Kosovare Zelaj
  9. Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, z. Alfred Sallaku
  10. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, znj. Etleva Osmanllari
  11. Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, z. Gazmir Paja
  12. Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Luiza Sula
  13. Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, z. Brunild Sinani
  14. Qarku Dibër, Bashkia Mat, z. Bledar Demiri
  15. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Ervis Begolli