Kryetarja e KQZ-së, znj. Lefterije Luzi, me ftesë të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Parlamentare, mori pjesë në Simpoziumin e 8-të Ndërkombëtar për Çështjet Zgjedhore, i cili u zhvillua në Kenia në datat 25-26 qershor 2014. “Ndërtimi i besimit në Procesin Elektoral” ishte tema në fokus të punimeve të këtij viti, e cila u trajtua nëpërmjet fokusimit ndër të tjera në aspekte kyçe si integriteti i procesit zgjedhor, drejtësia zgjedhore, përfshirja në proces dhe angazhimi i palëve të interesuara, numri i votuesve dhe aplikimi i teknologjisë në votim. Axhenda e ngjeshur e simpoziumit, nëpërmjet sesioneve plenare, workshop-eve, rasteve studimore, diskutimeve, i dha hapësirë dhe mundësi drejtuesve të trupave të administrimit zgjedhor nga vende të ndryshme të botës të ndajnë eksperiencat e vendeve të tyre, si dhe opinionet për praktikat më të mira të prezantuara.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE