Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:

Projektvendimin,

“Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21 Qershor 2015”. KQZ vendosi të hapë kutitë e votimit dhe të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015, administrimit të dokumentacionit zgjedhor si dhe asgjësimin e fletëve të votimit. KQZ vendosi që fletët e votimit të asgjësohen duke përdorur mënyrë e riciklimit dhe në rast të mos realizimit të kësaj procedure, të vazhdohet duke përdorur mënyrën e djegies.