Vijojnë punimet e seminarit, “Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”.
Diskutimet e të pranishmëve nxjerrin në pah rëndësinë që ka ecuria e punës së Komisionit së Reformës zgjedhore pasi kjo qartëson situatën nëse do të kemi një reformë të mirëfilltë zgjedhore, apo vetëm ndryshime të Kodit Zgjedhor.
Sipas ekspertëve zgjedhorë, ngritja e Qendres se Trajnimit dhe Edukimit Zgjedhor duhet të jetë pjesë e axhendës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, pasi klasa politike duhet të kuptojë se Edukimi zgjedhor i mbarë shoqërisë, nga zgjedhësi, komisioneri, vezhguesi, partia politike, do të thotë të kontribuosh për stabilitetin dhe rregullin e procesit zgjedhor.
NJOFTIM PËR SHTYP 14.10.2016
