Seminari “Forcimi i pavarësisë së organeve Menaxhimi Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra në mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”, ka bërë së bashku ekspertë zgjedhorë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që punojnë në fushën e zgjedhjeve, përfaqësuesve të partive politike, e të tjerë.
Reforma zgjedhore në Shqipëri, ecuria dhe pritshmëritë e saj, kompromisi politik për Reformën Zgjedhore dhe mënyrat për të forcuar pavarësinë e administratës zgjedhore, integriteti i personave që kandidojnë në zgjedhje, janë në fokusin e diskutimeve të pjesëmarrësve në këtë seminar.
Anëtari i KQZ-së, z. Hysen Osmanaj duke folur mbi rëndësinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor foli dhe për ligjin e dekriminalizimit duke theksuar se legjislatori duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në ligj, në mënyrë që përcaktimet dhe sanksionet të jenë të shkruara në mënyrë të tillë që nuk lënë vend për interpretime.
Eksperti Ilir Rusmali vlerësoi se reforma zgjedhore bëhet vetëm nëse partitë politike kanë vullnetin e duhur për ta bërë. Ai tha se ka ardhur koha që të behët depolitizimi i administratës zgjedhore si një nga rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sipas Rusmalit KQZ ka marrë gjithmonë koston e mosprofesionalizimit të administratës zgjedhore të niveleve të dyta dhe treta, por në fakt, KQZ duhet të ndihmohet nga të gjitha aktorët që marrin pjesë në zgjedhje.