Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimine  procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiakë për:
1) Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, z. Nazmi Madani.
2) Qarku Gjirokastër, Bashkia Libohovë, zj. Destamona Arapaj
3) Qarku Lezhë, Bashkia Lezhë, zj. Nikoleta Kola
4) Qarku Elbasan, Bashkia Elbasan, zj. Fatbardha Roka
5) Qarku Durrës, Bashkia Shijak, zj. Brunilda Shahini
6) Qarku Durrës, Bashkia Shijak, zj. Suzana Domi
7) Qarku Fier, Bashkia Lushnje, zj. Natasha Salaj
8) Qarku Berat, Bashkia Skrapar, zj. Lorena Hoxha
9) Qarku Korccë, Bashkia Korccë, zj. Brikena Bami
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shummërore për këshillin e Bashkisë Lezhë, z.Suri Damzi, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi të shpallë z. Suri Damzi në kushtet e moszgjedhshmërisë në funksionin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Lezhë.
– “Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017 dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016”.
KQZ vendosi të hapë kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06. 2017, në zgjedhjet e pjeshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016, në zgjedhjet e pjeshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017, të administrojë dokumentacionin zgjedhor. Gjithashtu, KQZ vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.06.2017, në zgjedhjet e pjeshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë të datës 20.11.2016, në zgjedhjet e pjeshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 25.06.2017, me mënyrën e riciklimit.