Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
KQZ vendosi të caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, si më poshtë:
1. Zona zgjedhore qarku Berat, 7 mandate
2. Zona zgjedhore qarku Dibër, 6 mandate
3. Zona zgjedhore qarku Durrës, 14 mandate
4. Zona zgjedhore qarku Elbasan, 14 mandate
5. Zona zgjedhore qarku Fier, 16 mandate
6. Zona zgjedhore qarku Gjirokastër, 5 mandate
7. Zona zgjedhore qarku Korçë, 11 mandate
8. Zona zgjedhore qarku Kukës, 3 mandate
9. Zona zgjedhore qarku Lezhë, 7 mandate
10. Zona zgjedhore qarku Shkodër, 11 mandate
11. Zona zgjedhore qarku Tiranë, 34 mandate
12. Zona zgjedhore qarku Vlorë, 12 mandate
Të dhënat për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2017, do t’ia dërgojë menjëherë Kuvendit të Shqipërisë për miratim.