Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin:

– “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik z. Frederik Vorfi, anëtar i Këshillit të Bashkisë Mirditë, në zbatim të ligjit  nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e Anëtarit të Këshillit të Bashkisë Mirditë, z. Frederik Vorfi.