Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit dhe relatimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ nga nr.102 deri në kërkesën ankimore me nr.106, të paraqitura nga subjektet zgjedhore”. KQZ vendosi:

1. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 102, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate.

2. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 103, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate.

3. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 104, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Republikane.

4. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 105, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Shqipërisë.

5. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 106, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane.

– Projekt vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Tiranë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Tiranë, qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Kolonjë, qaku Korçë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 73.

* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 11 mandate

· Partia Socilaiste e Shqipërisë, 5 mandate

· Lëvizja Socialiste për Integrim, 3 mandate

· Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, 1 mandat

· Aleanca Arbnore Kombëtare, 1 mandat

· Partia Demokracia Sociale, 1 mandat

* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 4 mandate

· Partia Demokratike, 4 mandate

– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Pustec, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Pustec, qaku Korçë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 69.

* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 12 mandate

· Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, 7 mandate

· Partia Socialiste e Shqipërisë, 2 mandate

· Lëvizja Socialiste për Integrim, 2 mandate

· Partia Demokracia Sociale, 1 mandat

* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 3 mandate

· Partia Demokratike e Shqipërisë, 2 mandate

· Partia Republikane, 1 mandat

– Projekt vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Bulqizë, qaku Dibër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 18.

* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 13 mandate

· Partia Socilaiste e Shqipërisë, 3 mandate

· Lëvizja Socialiste për Integrim, 2 mandate

· Partia e të Drejtave të Mohuara, 1 mandat

· Partia e Gjelbër, 1 mandat

· Partia Demokracia Sociale, 1 mandat

· Partia G99, 1 mandat

· Partia Ardhmëria Shqiptare, 1 mandat

· Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, 1 mandat

· Partia Komuniste e Shqipërisë, 1 mandat

· Aleanca Arbnore Kombëtare, 1 mandat

* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 8 mandate

· Partia Demokratike, 2 mandate

· Partia Republikane, 1 mandat

· Partia Konservatore, 1 mandat

· Partia Bashkimi Demokrat, 1 mandat

· Partia Mendimi i Djathë Liberal, 1 mandat

· Partia Balli Kombëtar Demokrat, 1 mandat

· Partia Lëvizja e Legalitetit, 1 mandat

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes në mbledhjen e ardhshme, për projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Tiranë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.