Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
KQZ vendosi regjistrimin e:
1. Z. Qazim Sejdini, si kandidat për Bashkinë Elbasan.
2. Z. Safet Gjici, si kandidat për Bashkinë Kamës.
3. Z. Dritan Leli, si kandidat për Bashkinë Vlorë.
– Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për këshillat bashkiakë të propozuar nga zgjedhësit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
1. Z. Agim Kacani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për këshillin e Bashkisë Korçë.
2. Z. Gjergj Paluca, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për këshillin e Bashkisë Kamëz.
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve për oranet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi raportin e auditit teknicien, z.Armand Teliti, “Mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, Maj 2015”, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
KQZ, vendosi që raportin e z. Armnad Teliti, së bashku me gjetjet dhe rekomandimet, t’ia përcjellë Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.