Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit.

Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendrat e votimit të KZAZ-nr. 2, Shkodër ku nuk u zhvillua votim.

Menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit sipas proceduave ligjore  kanë nisur  procesin e dorëzimin të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave.

Sipas të dhënave të raportuara nga Qendrat e Votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është si vijon:

(kliko tabelen)

Theksojmë se këto të dhëna janë paraprake.

 

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë  e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjithë qendrat e votimit nën juridiksionin e saj.