Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:

– Projektvendimin, “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2015”.

Partitë politike të cilat përfitojnë nga shpërndarja e fondeve janë:

1- Partia Socialiste e Shqipërisë – 73.676.617 lekë

2- Partia Demokratike – 57.179.867

3- Lëvizja Socialiste për Integrim – 20.575.897 lekë

4- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 7.518.047 lekë

5- Partia Republikane Shqiptare – 6.632.077 lekë

6- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 4.130.537 lekë

7- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë – 4.130.537 lekë

8- Fryma e Re Demokratike – 3.489.667 lekë

9- Partia Demokracia Sociale – 3.166.667 lekë

10- Partia Socialdemokrate – 3.166.667 lekë

11- Partia Demokristiane e Shqipërisë – 3.166.667 lekë

12- Aleanca Kuq e Zi – 3.166.667 lekë

KQZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit për në mbledhjen e ardhshme, të projektvendimit, “Për miratimin raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2014, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.