Njoftim për kandidatin që do të testohet me shkrim dhe me gojë për pozicionin e punës përgjegjës i sektorit të edukimit të zgjedhësve, në DKZTEZ.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 22, 23, 24, ju njoftojmë se pas vlerësimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve të paraqitur për pozicionin e punës përgjegjës i sektorit të edukimit të zgjedhësve, në DKZTEZ.

1. Z.Blendi Kodra do të vazhdojë testimin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve