Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26, pikës 7, gërma a, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 35, ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurimit për ngritje në detyrë për pozicionin e punës, Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Logjistikës.
Komisioni i Përhershëm i Ngritjes në Detyrë, në përfundim të procedures së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues për pozicionin e punës, Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Logjistikës;
z.Endri Toporja
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më, 09.04.2018