Njoftim për fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit nr.1 datë 08.08.2016 të Titullarit të KQZ-së, ”Për plotësimin e pozicionit të vendit të lirë të punës, me procedurë të hapur dhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil të cilët plotësojnë kriteret e veçanta, në përputhje me nenin 26 pika 4 të ligjit “për nëpunësin civil”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu III “Ngritja në detyrë”, ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurrimit për ngritjen në detyrë për pozicionin e lirë të punës Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës.

Komiteti i pranimit për ngritjen në detyrë në përfundim të konkurrimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli kandidatin fitues për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, z.Eldi Hoxha.

Drejtoria e BurimeveNjerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve