Konferenca e 25-të Vjetore e ACEEEO, KQZ e Republikës së Kosovës anëtari i 25-të
Në Konferencën e 25-të të ACEEEO-s që përkon dhe me 25 vjetorin e krijimit të Shoqatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës u bë anëtari i 25-të.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare, pjesëmarrëse në mbledhje, votuan me shumicë votash pro anëtarësimit me të drejta të plota të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.
Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, zj. Valdete Daka, pas votimit ka falënderuar të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e KQZ-së dhe vuri theksin tek lobimi dhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë ka dhënë në anëtarësimin e KQZ-së së Kosovës në ACEEEO dhe në A-WEB.