Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri priti në një takim Koordinatorin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Përfaqësues i Përhershëm i Programit për Zhvillim (KB), z. Brian J. Williams.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi mes KQZ-së dhe Kombeve të Bashkuara për zgjedhjet parlamentare të datës 25 qershor 2017.
Kryetari i KQZ-së, z. Zguri e njohu z. Williams me ecurinë e përgatitjeve të procesit zgjedhor dhe hapat që KQZ po ndërmerr për të garantuar zbatimin e ligjit për partitë politike, i cili u ndryshua nga Kuvendi i Shqipërisë disa ditë më parë dhe që parashikon monitorim rigoroz të financimit të partive politike dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore.
Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara, z. Williams, shprehu gadishmërinë e organziatës që përfaqëson, për të ofruar ekspertizë teknike në fushën e zgjedhjeve.